Politike

Ambasadori britanik në Shqipëri: Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore

11 Dhjetor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Ambasadori britanik në Shqipëri: Le t’i zgjidhim gjërat

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka folur për protestën që po zhvillohet për Klodian Rashën. Në një postim në Twitter, ai ka thënë se drejtësia në vend duhet që të vendoset sa më shpejtë të jetë e mundur. Më tej ai ka thënë se i kupton të gjithë reagimin e njerëzve por ka bërë thirrje për protestë paqësore. Në fund ai ka shkruar se gjerat duhet që të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore,” ka shkruar ai.

We stand in solidarity with the family of Klodian Rasha. Justice needs to happen. And needs to be seen to happen. We understand why people are angry and support the right to peaceful protest. Let’s resolve things peacefully.

— Duncan Norman (@DNormanFCDO) December 11, 2020

Më herët reagoi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe OSBE. Diplomatët e huaj i kanë bërë thirrje qeverisë dhe protestuesve të heqin dorë nga dhuna.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman protesta per klodian rashen duncan norman protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll