Aktualitet

Jo vetëm në Shqipëri! Vrasja e Klodian Rashës, paralajmërohet protestë para Ambasadës Shqiptare në Athinë, Policia grek

11 Dhjetor 2020, 11:28 Nga DOSJA

GREQI– Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet jashtë Ambasadës Shqiptare në Athinë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit. Nuk dihet ende ora se ku do të zhvillohet protesta për të riun, ndërkohë që gjatë është vendosur edhe një kurorë me lule në ndër të tij.

Mbi të, shqiptarët që ndodhen në Greqi shkruajnë: U prefsh në paqe heroi ynë!

Ndërkohë, Policia greke ka marrë masa duke shtuar forcat e sigurisë, edhe pse në një kohë kur po përballet me një rritje të numrit të infeksioneve të koronavirusit. Edhe në Greqi tubimet e grumbullimet janë ndaluar dhe për shkelëësit parashikohen gjoba deri në 300 euro.

Një ditë pas protestës që u zhvillua në Tiranë dhe në qytet të tjera të vendit, Policia e Shtetit ka nisur nga puna për kapjen e “rebelëve”. Deri më tani Korça dhe Bulqiza flasin për marrje nën hetim, ndërkohë nga Tirana janë arrestuar dhjetra persona. Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësim të situatës, duke kërkuar nga prindërit që të ndalojnë të miturit që të marrin pjesë në protesta por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dhunën e ushtruar ndaj tyre dje. Për ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë sot në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha proteste per klodian rashen klodian rasha proteste per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 10:45

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të...