Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës Sokol Ngresi, kandidat për Gjykatën e Lartë

11 Dhjetor 2020, 10:44 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës Sokol

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi, i cili është edhe kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Pas hetimeve të bëra nga KPK, ka rezultuar se gjyqtari ka qënë i rregullt në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin, duke bërë që të kalojë edhe sitën e Vettingut.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën si magjistrat në fillim të viteve 2000 dhe aktualisht është i emëruar si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005.

Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sokol ngresi vettingu sokol ngresi vettingu

Sondazh

Poll