Aktualitet

Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo q

11 Dhjetor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Nevaldo Hadërajt, efektivit të Shqiponjave i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, në kushte të rënda psikologjike, efektivi ka thënë se kjo që ka ndodhur do të dëshironte të mos i ndodhte askujt. “Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt. Gjithçka ndodhi për 4 minuta.”-ka rrëfyer ai. 

Ndërkohë që përsa i përket dinamikës së ngjarjes dhe mënyrës sesi ai ka qëlluar të riun është shprehur. “E pashë dhe doja ta ndaloja a kishte autorizim. Klodian Rasha vrapoi. Pashë që nxorri diçka nga xhepi. Unë bërtita armë që ta dëgjonte kolegu. Më kërcënoi se do të më vriste. Nxorra armën dhe e kam mbajtur në dorë. Klodian Rasha duke vrapuar u kthye sërish atje ku ishte. Isha rreth 25 metra larg kur i thashë “Ndalo policia”. U rrëzova në tokë, i shtrirë qëllova drejt këmbëve. Ai u fut në një zonë të errët kur qëllova për së dyti. Kolegu im njoftoi sallën, unë qëndrova në vendngjarje.”-mësohet të jetë shprehur ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nevaldo hadëraj vritet klodian rasha nevaldo hadëraj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll