U shoqërua në Komisariat, gazetari Xhoi Malësia ngul këmbë: Një më dhunoi, më tha fjalë që…
TIRANË– Gazetari Xhoi Malësia, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 2 në Tiranë teksa ishte në protestën që po zhvillohet për vdekjen e Klodian Rashës ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen. I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ai ka qenë duke kryer punën e tij kur është shoqëruar dhunshëm nga efektivët e policisë.
Sipas gazetarit, skena është filmuar e gjitha nga ai, por vetëm pjesërisht dhe u është nisur kolegëve të tij.
“Aty ka ndodhur një turp i madh. Efektivit në fjalë unë i kam thënë jam gazetar dhe që po bëni gabim. Fjalët që janë nxjerrë nga goja e tij, nuk janë të denja… Të paktën ai njeri nuk është as polic, nuk ka as burrëri. Pra nuk njeh as ligj, as kanun. Një burracak që duhet të dalë e të kërkojë ndjesë. Është minimumi,”-u shpreh ai.
PJESË NGA FJALA:
“E vërteta është që pas ditës sime të punës kam qenë në një seancë stërvitore në sallën sportive “Fahrije Hoti”. Është shumë pranë 21-shit. Duke u kthyer për në shtëpi kam vënë re që po ndodhte një trazirë dhe instikti i gazetarit, që nuk ka orar si punë, të paktën kolegët e kuptojnë diçka të tillë, më bëri të nxjerr celularin dhe të filmoj. Fillimisht kam parë që ndaj Komisariatit nr.2 po qëllohej me gurë. E kam filmuar pjesërisht skenën dhe i kam nisur materialet te një grup WhatsAppi që mbajmë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Pas kësaj policia ka reaguar edhe protestuesit janë shtyrë drejt kryqëzimit të 21-shit ku kanë thyer edhe semaforë, tabela rrugore dhe çfarë tjetër ju vinte përpara. I kam filmuar dhe i kam dërguar sërish. Po dokumentoja ngjarjen. Faktin që ata kërkojnë bexhin më vjen turp se në momentin që unë bërtas sa forcë ka shpirti dhe kordat e mia vokale që jm gazetar. Dhe minimalisht të mos kërkosh një kartë identiteti dhe të mnë fyesh nga familja dhe të qëllosh në fytyrë është krim. Dhe kërkesa që kam ditën e sotme, efektivi dhe veçanërisht efektivi që më ka qëlluar në brendësi të komisariatit, ku shpresoj të ketë kamera, e të zbardhet e vërteta. Policia po mundohet ta fshehë individin. Unë nuk kam asgjë me policinë. Policët janë vëllezërit dhe motrat e mia. Mund të kem bërë mbi 10 emisione ku unë ankohem për pagat që nuk marrin, pagat suplementare, duke i lënë pa këpucë dhe detyrohet qeveria gjermane ti pajisë me këpcë. Unë kam bërë gjithë këto emisione kjo tregon që unë nuk kam asnjë gjë me efektivët. Është e turpshme ta mendosh! Aty ka ndodhur një turp i madh. Efektivit në fjalë unë i kam thënë jam gazetar dhe që po bëni gabim. Fjalët që janë nxjerrë nga goja e tij, nuk janë të denja… Të paktën ai njeri nuk është as polic, nuk ka as burrëri. Pra nuk njeh as ligj, as kanun. Një burracak që duhet të dalë e të kërkojë ndjesë. Është minimumi,”-u shpreh ai.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës Sokol Ngresi, kandidat për Gjykatën e Lartë
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi, i cili është edhe kandidat për në Gjykatën e Lart...
‘Në gjaknxehtësi e sipër iu ktheva policit’/ Me qepje në kokë dhe në vesh, flet Mario Boja: E pamundur të jem sot në
TIRANË– Marjo Boja, i riu që u përplas me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka folur për herë të parë pas plagëve të marra në kokë dhe në vesh. Në një prononc...
Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo q
TIRANË- Zbardhet dëshmia e Nevaldo Hadërajt, efektivit të Shqiponjave i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Në sean...
U dëmtuan gjatë protestës/ Mbyllen përkohësisht Bibloteka Kombëtare, Muzeu dhe Teatri Operas dhe Baletit, i vihet ‘kyçi
TIRANË– Mbyllet Bibloteka Kombëtare, Muzeu Kombëtar dhe Teatri i Operas dhe Baletit pas dëmve të pësuara gjatë protestës së djeshme. Mësohet se godinat do ...
Mungojnë rrjetat mbrojtëse, gurët shkëmbor bien në rrugë, bllokohet aksi Berat- Çorovodë
BERAT– Rreshjet e rëna gjatë këtyre ditëve ka sjell problematikë ne aksin rrugor Berat- Corovodë si rrëshqitje të gurëve shkëmbor.Rënia e gurrëve ka bllokuar nj...
Dyshuan se i përkiste Klodian Rashës! Prokuroria nuk identifikon dot se kujt i përket arma, u gjet në pellg uji, iu janë fs
TIRANË– Arma tip, pistoletë që dyshohet se është mbajtur nga Klodian Rasha, 25-vjeçari që mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i polic...
Abuzoi seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren, jepet masa arrest me burg për 57 vjeçarin nga Berati
BERAT– Policia ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 57 vjecarin Ajet Dumën i cili ka abuzuar seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren e cila bano...
E rëndë! Ndërron jetë nga Covid, një fëmijë 10 vjeçar nga Elbasani, u dërgua në Greqi për trajtim më të specializua
ELBASAN– Një fëmijë 10 vjecar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit nga qyteti i Elbasanit.Fëmija ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim për sëmundjen,...
‘Do digjet Tirana’/ Pasi kërcënoi Ardi Veliun, ofendoi Alketa Vejsiun dhe Ermal Mamaqin, Stresi fshin postimin nga
TIRANË– Kërcënoi Ardi Veliun se nëse nuk jepte dorëheqjen deri ditën e dielë do të digjej Tirana e madje do të shkonte në Surrel nëse donin. Ky ishte...