Aktualitet

Ishin dy! Çfarë tha në gjykatë shoku i policit që vrau Klodian Rashën: Ai thirri ‘armë’, iu afrova dhe më kërcënoi

11 Dhjetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Ishin dy! Çfarë tha në gjykatë shoku i policit që

TIRANE- Efektivi E.Gj., i cili ishte bashkë me Nevaldo Hadërajn në momentin e vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka rrëfyer në gjykatë, se 25-vjeçari i ka kërcënuar. Polici i Shqiponjave thotë se ka dëgjuar edhe një zhurmë të ngjashme me atë të mbushjes së armës së zjarrit. 

“Duke ndjekur të riun dëgjova shokun që thirri armë. U vura në ndjekje, kur iu afrova të riut më kërcënoi. Pasi më foli shoku, dëgjova një zhurmë si mbushje arme.”-mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

Sot ai ndodhej në seancën që u zhvillua për dhënien e masës së sigurisë, ku efektivi Nevaldo Hadëraj u la në burg nga gjykata. Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur për më pak se 3 minuta. 

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hadëraj vritet klodian rasha klodian rasha nevaldo hadëraj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 10:45

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të...