Aktualitet

‘Në gjaknxehtësi e sipër iu ktheva policit’/ Me qepje në kokë dhe në vesh, flet Mario Boja: E pamundur të jem sot në

11 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
‘Në gjaknxehtësi e sipër iu ktheva policit’/ Me qepje

TIRANË– Marjo Boja, i riu që u përplas me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka folur për herë të parë pas plagëve të marra në kokë dhe në vesh. Në një prononcim për “Panorama.al” ai ka rrëfyer se gjithçka ndodhi në fund të protestës, kur efektivët e Policisë ndërhynë për të neutralizuar gjendjen.

Ai pranoi se i ishte kthyer efektiëvetë të Policisë, duke treguar edhe detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

“Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të protestës. Policët filluan të shtyjnë dhe të godasin për të liruar trotuarin. Në gjaknxehtësi e sipër edhe unë iu ktheva policit. Tani jam më mirë. Jam plagosur në kokë dhe në vesh. Jam qepur. Jam me penj në vesh edhe në kokë. Me këtë gjendje e kam të pamundur tani për tani që të jetë i pranishëm në protestën e radhës,”-u shpreh ai.

Një ditë pas protestës që u zhvillua në Tiranë dhe në qytet të tjera të vendit, Policia e Shtetit ka nisur nga puna për kapjen e “rebelëve”. Deri më tani Korça dhe Bulqiza flasin për marrje nën hetim, ndërkohë nga Tirana janë arrestuar dhjetra persona. Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësim të situatës, duke kërkuar nga prindërit që të ndalojnë të miturit që të marrin pjesë në protesta por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dhunën e ushtruar ndaj tyre dje. Për ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë sot në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario boja protesta per klodian rashen mario boja protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll