Aktualitet

Gjykata lë në burg efektivin që vrau Klodian Rashën/ Nevaldo Hadëraj i penduar: Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë asku

11 Dhjetor 2020, 08:34 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg efektivin që vrau Klodian Rashën/ Nevaldo

TIRANË–  Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri dhe i mori jetën 25-vjeçarit, Klodian Rasha ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës. ku u njoh edhe me masën e sigurisë. Ashtu siç kërkoi edhe prokuroria, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa është shprehur se “kjo që më ndodhi mua, të mos i ndodhë askujt”. Gjatë seancës gjyqtarja ka shprehur se efektivi ka kërkuar edhe praninë e familjarëve të viktimës në seancë në mënyrë që të kërkonte ndjesë publikisht. 


Prokuroria e Tiranës kërkoi edhe dje para Gjykatës masën e arrestit me burg pasi ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”. Në bazë të hetimeve, Prokuroria pretendon nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane masa per nevaldo hadërajn nevaldo hadëraj efektivi vret te riun ne tirane masa per nevaldo hadërajn nevaldo hadëraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 10:45

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të...