Sport

Mediat në Itali shfrenojnë fantazinë: Simone Inzaghi te Inter, merr edhe Igli Taren me vete

10 Dhjetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Mediat në Itali shfrenojnë fantazinë: Simone Inzaghi te Inter,

ITALI-Eliminimi nga Champions League dhe nga Evropa ka rikthyer polemikat te skuadra e Interit sidomos te trajneri i skuadrës Antonio Conte. Të rejat më të fundit i sjell “Il Messaggero”, sipas gazetës italiane,klubi zikaltër ka filluar të shikojë përreth dhe një nga emrat më të nxehtë është Simone Inzaghi, trajneri i Lazios, i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin me presidentin Lotito.

Klubi bardhekaltër pritet ti ofrojë trajnerit një kontratë 2 vjeçare me një rrogë 3 milionë euro në vit plus bonuset, por Inter mund t’i garantojë Inzaghit një shumë më të lartë. Inzaghi nuk është i vetmi që mund të transferohet në Milano pasi edhe Igli Tare, drejtori sportiv do të  ishte i gatshëm të ndiqte Inzaghin në aventurën e tij të rradhës.

Një skenar që Lotito nuk dëshiron dhe që ai do ta konsideronte si tradhti. Gjithsesi nëse ky transferim i dyshes së Lazios te Interi bëhet realitet kjo pritet të ndodhë vetëm në verë, sepse ka pak gjasa që Conte të shkarkohet ose të japë dorëheqjen përpara fundit të këtij sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare simone inzaghi igli tare simone inzaghi

Sondazh

Poll