Sport

SPECIALE/ Beitar Jerusalem, një sheik që merr aksionet e një klubi anti-arab, një histori që shkon përtej futbollit

10 Dhjetor 2020, 14:47 Nga DOSJA
SPECIALE/ Beitar Jerusalem, një sheik që merr aksionet e një

IZRAEL-Beitar Jerusalem është një nga skuadrat më të rëndësishme në Izrael, por që vitet e fundit po has shumë probleme në nivelin administrativ ndikuar edhe nga tifozët që njihen si nacionalistë, në rrugë dhe stadiume dëgjohen kore ksenofobike dhe janë të famshëm si tifozë të dhunshëm .Për shumë vite klubi është përpjekur të luftojë këtë reputacion, dhe tani skuadra është gati të kalojë në duart e një pronari arab. Një histori që shkon përtej futbollit dhe demonstron se si sporti mund të flasë edhe me botën përreth: një sheik nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka blerë 50% të aksioneve të një klubi izraelit.

Një lajm i bujshëm për marrëdhëniet e vështira midis Izraelit dhe botës Arabe, është edhe më i pabesueshëm kur mendon se klubi në fjalë është Beitar Jerusalem, ekipi simbol i së djathtës nacionaliste izraelite. Pavarësisht reputacionit të keq të tifozëve, dhe Benjamin Netanyahu, kryeministri i vendit vetë është një tifoz i ekipit. Në vitin 2005 u krijua tifo-grupi “La Famiglia”, një grupim që rriti ashpërsinë dhe dhunën.Në vitin 2013-të tifozët u përpoqn të digjnin zyrat e klubit vetëm për shak se firmosën me dy lojtarë muslimanë.Në vitet e fundit, klubi është përpjekur të distancohet nga tifozët, të cilët janë përkëdhelur dhe favorizuar prej kohësh.

Moshe Hogeg është president i klubit që nga viti 2018, gushtin e kaluar, Beitar Jerusalem luajti kualifikueset e Europa League në Durrës përballë Teutës dhe u eleminuan, tifozët radikalë postuan kritika të ashpra dhe madje kërcënime me vdekje ndaj presidentit të tyre, trajnerit Ronny Levy dhe drejtorit sportiv Yossi Benayoun në rrjetet sociale. Hyrja e fondeve arabe në skuadër është në përputhje me kursin e ri të Beitar Jerusalem, i cili para mbërritjes së Hogeg kaloi një krizë të rëndë ekonomike dhe nuk e ka fituar kampionatin që nga viti 2008.

Hogeg fluturoi në Abu Dhabi për të negociuar shitjen e aksioneve te Sulaiman al-Fahim, ish-zëdhënësi i pronarit të Manchester City, Mansour. Pronari arab ka premtuar se do të investojë 75 milionë euro.Testi i parë i Beitar me pronarë arab do të jetë këtë të shtunë kundër ekipit të Beni Sakhnin, që është edhe skuadra kryesore arabe në Izrael.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beitar jerusalem beitar jerusalem

Sondazh

Poll