Politike

62 vjetori i Organizatës së Veteranëve/ Propozimi i Ballës: T’u jepet titulli “Nderi i Kombit”

25 Prill 2019, 13:02 Nga DOSJA
62 vjetori i Organizatës së Veteranëve/ Propozimi i Ballës:

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë një propozim Presidentit të vendit, Ilir Meta, lidhur me Organizatën e Veteranëve.

Në letër, drejtuar kreut të Shtetit, Balla propozon  t’i japë kësaj organizate urdhrin “Nderi i Kombit”. Kjo kërkesë e Ballës vjen në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit dhe 62-vjetorit të krijimit të Organizatës.

Këtë propozim e mbështes në kontributin që ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në mbrojtjen, përhapjen, transmetimin dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve dhe vlerave antifashiste, atdhetare e liridashëse, historisë, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në propozimin e Ballës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta organizata e veteraneve taulant balla ilir meta organizata e veteraneve taulant balla

Sondazh

Poll