Politike

‘Marrëveshja e 2008-ës shiti Shqipërinë’/ Rama- Hajdarit: Të solli ty në Kuvend

25 Prill 2019, 12:54 Nga DOSJA
‘Marrëveshja e 2008-ës shiti Shqipërinë’/ Rama-

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend me deputeten Rudina Hajdari. Rama tha se nga marrëveshja e vitit 2008, ajo sot ndodhet në parlament. Shkak për replikat mes tyre është bërë deklarata e deputetes Rudina Hajdari, e cila tha se kryeministri Edi Rama, në marrëveshjen e vitit 2008, ka shitur Shqipërinë.

“Të dalësh të flasësh përralla me mbret e të japësh histori e batuta, kjo është për të ardhur keq. Është ky km që thotë hajde debatojnë ide. Ku i keni idetë. E morëm vesh, ata kanë patur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, janë provuar e shqiptarët si kanë besuar. Ato zgjedhje ishin legjitime jam dakord. Pse? Sepse firmosën të gjithë, dhe erdhën pas dy vitesh e thanë të kundërtën. Po të thuash jemi në kushte për zgjedhje të lira, nuk jemi. Me marrëveshjen e 2008 ju e shitët Shqipërinë. E mbrojtët atë marrëveshje se do kishit përfaqësues më të denjë. Më atë marrëveshje, a më thoni dot sot se keni deputetë më të denjë, vec se ju binden e qeshin me batutat tuaja. Nuk shikoj ndryshim tjetër.”-tha Hajdari.

Menjëherë pas saj, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili tha:

“Meqë më pyete për të mirat e sistemit. Po të them se nga ajo marrëveshje e 2008-ës ti je këtu në parlament. Unë nuk bëj gjyqin e dinjitetit. Nuk besoj se ndonjëri nga ne është në lartësinë që të japë vlerësime, për dinjitoz apo jo dinjitoz. Nuk i hyj këtij debati. Mes humorit thuhen edhe të vërteta. Humori, e vetmja armë për t’ju kthyer brutalitetit. Nga ajo marrëveshje kemi patur zgjedhje shumë herë më të mira se më parë. Kemi parlament më cilësor se më parë. S’ka sistem zgjedhor më të mirë se një tjetër.”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seanca plenare 25 prill edi rama rudina hajdari seanca plenare 25 prill

Sondazh

Poll