Politike

Hajdari: Shqipëria duhet të ishte në BE, nuk shkohet në zgjedhje me bojkot

25 Prill 2019, 12:56 Nga DOSJA
Hajdari: Shqipëria duhet të ishte në BE, nuk shkohet në

TIRANË– Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se me bojkot nuk shkohet në zgjedhje. Sipas saj, Shqipëria sot duhet të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Hajdari u ka bërë thirrje politikanëve që t’i japin fund krizës politike, pasi askush nuk e do një përballje civile.

“Nuk është gjë e lehtë të dal këtu por e mbaj këtë përgjegjësi mbi shpatulla sepse e ndjej të nevojshme. Këta nuk i vlejnë më Shqipërisë. Ata janë arsyeja përse jemi ne sot këtu. Të dalësh dhe të flasësh përralla me mbret dhe të bësh të qeshin disa deputetë, sepse disa nuk e di a qeshën a jo. Zotëri ku i keni idetë? E morrëm vesh, ata kanë pasur eksperiencën e tyre, janë provuar. Unë jam dakord se zgjedhjet janë legjitime sepse firmosën dhe pastaj erdhën pas 2 vitesh. Në 2009 ju e shitët Shqipërinë me marrëveshjen e 2008-ës.

A më thoni dot ju sot se keni deputetë më të denjë se ç’keni pasur më parë? Përveç se keni deputetë që iu binden dhe qeshin me batutat tuaja. Unë jam kundër bojtoktit, edhe grupi im. Duhet patjetër që të tregojmë vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë sepse në mesin e tyre ka qytetarë të ndershëm. Ju thoni që nuk jeni arrogantë por të vendosur por për çfarë?

Ku jemi ne sot? Shqipëria sot duhet të ishte në BE sipas llogarive të mia. Do të kërkoja me përulje që t’i jepni fund kësaj krize, asnjë nuk do përballje civile. Kemi kaluar shumë, dhe mundemi dhe duhet që ta kalojmë këtë situatë. Duhet të tregojmë vullnet real. Prandaj them që ishte vendimi i duhur për të për të mos e ccuar Shqipërinë në një konflikt civil. Kam shpresa se këto tre dekada do përmbyllem sepse ka një opozitë, shoqëri civile, intelektuale dhe të rinjë që nuk iu duan. Ekziston qytetari që e do vendin prandaj duhet të druheni dhe të keni frikë,”– tha Hajdari.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 25 prill 2019 rudina hajdari seanca plenare 25 prill 2019

Sondazh

Poll