Politike

“Ishte vrasje dhe jo …”/ Rudina Hajdari tregon si e përjetoi humbjen e të atit: Më thonin të shkoja të ps

10 Dhjetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
“Ishte vrasje dhe jo …”/ Rudina Hajdari tregon si e

TIRANË- Rudina Hajdari  ka folur për babain e saj të ndjerë. eE ftuar në Abcneës, deputetja ka thënë se pas vdekjes së të atit ka thënë se për shumë kohë nuk ka mundur të ndajë dhimbjen me miqtë, sakaq ka shtuar se asokohe nuk guxonte njeri të pyeste se si ndihej.

Ajo ka thënë ndër të tjera se vdekja e të atit nuk ishte një vdekje nga një sëmundje natyrale por një vrasje, duke shtuar se pas ikjes së tij nga kjo botë politikanes i thonin të shkonte të psikologu.

“Ka patur faza të ndryshme në jetën time. Për shumë kohë nuk kam arritur të ndaja me miqtë e mi se si ndihesha unë. Nuk guxonte njeri të më pyeste se çfarë ndjeja dhe në momentin që unë u largova në Amerikë më thonin që të shkoja tek psikologu ose të flisja me një ekspert në lidhje me këtë humbje. Nuk ishte thjesht një humbje që kishte ndodhur nga një sëmundje natyrale, ishte nga një dorë njeriu, kështu që ishte ndryshe”.

Rudina Hajdari para disa kohësh kaloi edhe Covid 19. Në intervistë ajo ka thënë se e kaloi e vetme në shtëpi, por me dashurinë dhe kujdesin jo vetëm të familjarve, por edhe të komshinjve. Këta të fundit e pyesnin çdo ditë si ishte dhe i dërgonin ushqime dhe çokollata.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll