Politike

Shkoi për ngushëllim tek familja Rasha! Premtimi që u bëri kryeministri: Ne na keni pranë, mezi prita të vija…s’më zi

10 Dhjetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
Shkoi për ngushëllim tek familja Rasha! Premtimi që u bëri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj. Mësohet se para familjes së të ndjerit, Rama ka shprehur ngushëllimet duke u siguruar për mbështetjen e tyre të plotë. Ndërkohë familjarët i kanë kërkuar që të vihet drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes.

Pas kërkesës së familjarëve, Rama ka shtuar se do të qëndonte pranë tyre se mezi priste që të kthehej nga Amerika për t’i takuar.

“Ne na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar dhe kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Prokuroria do të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetën,”- mësohet të ketë thënë Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku dje në Tiranë u zhvillua një protestë masive. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama per klodian rashen efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha edi rama edi rama per klodian rashen efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...