Politike

Liroi “Gjenerarin”/ Shkarkimi i gjyqtarit Kuqo, ministrja Gjonaj: Tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon

10 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Liroi “Gjenerarin”/ Shkarkimi i gjyqtarit Kuqo, ministrja Gjonaj:

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar shkarkimin e gjyqtarit Markeljan Kuqo, vendim i cili u mor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në reagimin e saj, Gjonaj u shpreh se shkarkimi i magjistratit është një provë që sistemi i ri i drejtësisë funksionon. 

Më tej, në reagimin zyrtar, ministrja kërkoi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që të vijojë hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive,”-shkruan ministrja. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor unanimisht ka vendosur sot për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Sipas njoftimit të bërë nga ILD-ja, gjyqtari ka cënuar besimin në drejtësi dhe është gjetur fajtor për shkelje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gert gjenerali lirimi i gert gjinarari markelian kuqo gert gjenerali lirimi i gert gjinarari markelian kuqo

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...