Politike

Vrasja e Klodian Rashës, Rama u kthehet protestuesve: Jam krenar që kemi menaxhuar gjithçka, edhe studentët nuk dogjën asnj

10 Dhjetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, Rama u kthehet protestuesve: Jam krenar që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për protestat e menaxhuara ndër vite nga Partia Socialiste. Në mesazhin e tij të parë pas vdekjes së Klodian Rashës, teksa bëri publike edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt, Rama tha se në protestat e menaxhuara nga PS-ja, nuk është thyer asnjë xham dhe kanë pasur sjellje qytetare.

Referuar protestës së zhvilluar një ditë më parë, dhe asaj që ndodhi sot, Rama shtoi se edhe protesta e studentëve, përjashto ndotësit e PD, asnjë fije bari nuk dogjën, fituan studentët dhe dëgjoi qeveria.


“Sjellja e Policisë sot nuk ka asnjë lidhje me dje. Si çdo pyll ka derrin e saj. E ka edhe Policia e Shtetit. Ama askush nuk ngre akuza në drejtim të tyre as se janë të lidhur me krimin, as se janë të korruptuar dhe as se ndikojnë në Policinë e Shtetit. Nuk krahasohet as shkalla e tolerancës. Unë jam krenar që këto 7 vjet protestat janë menaxhuar. 7 vite më parë u zhvillua protesta më qytetare, nuk u thye asnjë xham, nuk u plagos asnjë polic dhe nuk u dogj asnjë bar. Në atë protestë masive fitoi populli dhe dëgjoi qeveria. Iu nënshtrua shembullit të forcës . Edhe protesta e studentëve, përjashto ndotësit e PD, asnjë fije bari nuk u dogj, fituan studentët dhe dëgjoi qeveria. S’ka bërë vaki që qeveria të degradonte në arrogancë. Nuk e kemi dëshiruar përplasjen me forcë, as kur kanë qënë militantë të mbledhur me autobusa të paguar si ata që i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve,”- tha Rama ndër të tjera.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama protesta per klodian rashen edi rama protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll