Politike

Dorëhiqet ministri i Brendshëm! Rama: Ia pranova, Lleshaj nuk rrinte dot më pas vrasjes së Klodian Rashës, u hap një varr&

10 Dhjetor 2020, 17:18 Nga DOSJA
Dorëhiqet ministri i Brendshëm! Rama: Ia pranova, Lleshaj nuk rrinte

TIRANË– Ministri Sandër Lleshaj i ka dorëzuar dorëhqjen kryeministrit Edi Rama. Ishte ky i fundit, që në reagimin e tij të parë bëri me dije këtë lajm, teksa fliste për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i polciisë, duke konfirmuar kështu edhe lajmin e bërë publik nga Dosja.al.

Rama tha së ka marë dorëheqjen e Lleshajt, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesnatën e të martës. 


“Sot iu them të gjithë efektivëve: Ndjehuni krenarë për uniformën, sakrificën. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen,”- tha Rama ndër të tjera.

Dosja.al e paralajmëroi më herët largimin e ministrit Sandër Lleshaj. Ajo që është me pikëpyetje aktualisht, është pasardhësi i Lleshajt që do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Emrat që po diskutohen në kabinetin qeveritar deri më tani, sipas burimeve për Dosja.al janë Taulant Balla dhe Adnor Shameti.

Por, nga ana tjetër, burime për Dosja.al bënë me dije se nuk përjashtohet edhe mundësia që në vend të Sandër Lleshajt të vendoset një grua. Se cila do të jetë ajo…mbetet për tu parë.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodian rasha protesta per klodian rashen shkarkohet sander lleshaj klodian rasha protesta per klodian rashen shkarkohet sander lleshaj

Sondazh

Poll