Politike

Njoftoi deklaratë për mediat për vrasjen e Klodian Rashës/ Alibeaj: Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot n

10 Dhjetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Njoftoi deklaratë për mediat për vrasjen e Klodian

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas njoftimit të Kryeministrit Rama se do të mbaj një fjalim për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u vra mëngjesin e së henës nga policia.

Në një deklaratë për mediat Alibeaj, thotë se Rama pasi mbaroi pazarët në New York, paralajmëroi daljen sot në tv për shfaqjen e propagandës së radhës. Alibeaj thotë se Kryeministri është frymëzues i dhunës dhe arrogancës, duke shtuar se Rama nuk mbn fjalim për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtetë po për vdekjen e tij. Po ashtu ai ka thënë se asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Pasi mbaroi pazaret në Neë York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së rradhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë. Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj. Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën. Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij. Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia. Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enekelejd alibeaj enekelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...