Politike

Rama: I shqyen syrin, durimi i policisë është testuar pafund…i fundit që duhet të flasë është Luli, kukulla e Opozitë

10 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Rama: I shqyen syrin, durimi i policisë është testuar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë publikisht për të komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj. Në fjalën e tij, Rama përmendi gjithë rastet kur efektivët e Policisë së Shtetit janë dhunuar nga protestuesit, duke sjellë konkretisht rastin e Ina Nukës, e cila humbi gishtat dhe efektivin që u lëndua dje në sy. Në fjalën e tij, numri një i qeverisë e cilësoi vrasjen e 25-vjeçarit si të pafalshme duke e dënuar aktin e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit.

Por Rama nuk ka harruar asnjë kundërshtarët e tij politikës, presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Bashga dhe paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke risjellë edhe njëherë tëv vrarët e 21 janarit.


“Shikoni efektivin që sot rrezikon të humbasë shikimin se i kanë shqyer kornean e syrit. Protestat e sfiduan durimin e Policisë së Shtetit. Na thoni kur, si, dhe sa? Qindra episore, gurë e episode janë lënduar fizikisht. Nuk llogaris farsat me aktorë dhe provokatorë pasi e kanë qëlluar dhe sharë policinë sa i ka dashur qejfi. Kjo nuk është Polici që ka zakon që të nxjerrë shkopin kur i do qejfi. Tragjedia është e pafajshme! Presidenti është prova më ulëritëse është i parafundit që dueht të hapë kamaren e gojës jo se është një ndër nxitësit por nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë, por është një prej shembujve më të këqinj në historinë e shtetit shqiptar. I fundit që duhet të japë moral është kryetari kukull i opozitës Lulzim Basha. Është udhëheqësi i disa revolucioneve tëmbetura në tentativë, është mninistri i Brendshëm në masakrën e 21 janarit. Qeveria dhe kryeministria që vrau 4 protestues pa llogaritur sakatimin kafshëror të qindra të tjerëve,”-tha Rama.

(k.m.f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama per klodian rashen edi rama edi rama per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...