Politike

Vrasja e 25-vjeçarit, Veliaj: Jam prind vetë, duhet bërë drejtësi! Reagimi i qytetarëve? I kuptueshëm, po dëmet do i rik

10 Dhjetor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Vrasja e 25-vjeçarit, Veliaj: Jam prind vetë, duhet bërë

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 25–vjeçarit Klodian Rasha. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj u shpreh se autori duhet të mbajë përgjegjësi duke e cilësuar reagimin e qytetarëve për ngjarjen si të kuptueshëm. Në fjalën e tij, duke iu referuar dëmve të protestës, numri një i Bashkisë, u shpreh se janë të parëndësishme dhe do të rikuperohen.


“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj.

Veliaj nuk mund të kalonte edhe ngjajen e ndodhur gjatë kohësh kur ai ishte pjesë e opozitës, duke kërkuar të vendosej drejtësia, ndryshe nga çfarë ndodhi në 21 janar.

“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte cope-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj klodian rasha protesta per klodian rashen erion veliaj klodian rasha protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...