Politike

Dorëhiqet Sandër Lleshaj! Pas dy ditëve në flakë, Rama lajmëron largimin e ministrit: Ngushëllime familjarëve të Klodia

10 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Dorëhiqet Sandër Lleshaj! Pas dy ditëve në flakë, Rama

TIRANË– Dorëhiqet ministri Sandër Lleshaj! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije dorëheqjen e ministrit, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Në një video-mesazh që publikoi në Facebook pasditen e sotme, kreu i qeverisë tha se mesnatën që ndodhi krimi i rëndë ka marrë dorëheqjen e Lleshajt dhe se ministri nuk qëndronte dot më në atë detyrë pas vrasjes së 25-vjeçarit.

Kryeministri u shprehu ngushëllimet familjarëve të Rashës, të cilët edhe i vizitoi nga afër pasditen e sotme. Por, Rama nuk harroi të ndalej edhe në sulme politike. Teksa fliste për protestat e zhvilluara këto dy ditë, numri Një i socialistëve tha qartë se shembull për tu marrë janë protestat e organizuara nga vetë Partia Socialiste dhe ajo e studentëve. Sipas Ramës, i fundit që duhet të flasë për krime është Lulzim Basha, të cilin e konsideroi si kukullën e Opozitës, duke i kujtuar dhe të vrarët e 21 janarit.

Kryeminsitri u bëri thirrje edhe efektivëve që të ishin krenarë për uniformat që mbanin veshur duke kujtuar këtu Ina Nukun, efektiven që humbi gishtat në protestë dhe 76 të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

“Tragjedia morën sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Ai tha se ‘asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi’. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama ishte vetë në familjen Rasha, ku edhe u ka ofruar mbështjen e tij të plotë duke shprehur ngushëllimet duke u siguruar për mbështetjen e tyre të plotë. Ndërkohë familjarët i kanë kërkuar që të vihet drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes.

Vrasja e 25-vjeçarit nga Tirana nga efektivi Nevaldo Hadëraj ka shkaktuar protesta në vend, duke i bërë të gjithë të harrojnë pandeminë e koronavirusit. Dje u zhvilluan tre protesta vetëm në Tiranë, të cilat u mbështetën edhe nga të rinj në qytete të tjera. Efektivi i Policisë është arrestuar, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka kërkuar falje për ngjarjen por është mjaftuar me shprehjen e ngushëllimeve.

Nga ana tjetër, paralelisht protesta vijon. Dhuna ka shpërthyer tek Ministria e Brendshme ku protestuesit po përplasen me efektivët, ndërsa këta të fundit i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës.

Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që vra Rashën doli Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u shty për nesër, pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama per klodian rashes efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha edi rama edi rama per klodian rashes efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 11:24

BELGJIKË– Gjatë mbledhjes së sotme të eurodeputetëve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua në lidhje me raportin për Shqipërinë.Një pr...

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...