Politike

Raportuesja në PE prezanton draft-raportin, jep MESAZHIN: Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet, të ruhet marrëveshja

10 Dhjetor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Raportuesja në PE prezanton draft-raportin, jep MESAZHIN: Shqipëria

BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos prezantoi sot draft-raportin për Shqipërinë duke folur lidhur me aktualitetin e vendit tonë. Sipas saj, të gjithë janë të fokusuar tek reformat, duke bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të Parlamentit Europian në mënyrë që të sigurohet çelja e negociatave. Ajo është shprehur edhe për marrëveshjen për Refomën Zgjedhore, duke kërkuar që ajo të respektohet nga palët politike. 

“Pavarësisht kushteve të pandemisë, Shqipëria ka punuar shumë për të plotësuar kushtet. U bë një marrëveshje e 5 qershorit që duhet të ruhet, në të mirë të vendit, për të pasur sa më shumë përfitime dhe vetë Shqipërinë. Dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e BE është e madhe. Jam tashmë e interesuar çfarë do thonë kolegët për Shqipërinë,”-tha Santos.

FJALA E ISABEL SANTOS NË PARLAMENTIN EUROPIAN:

Dua ta nis prezantimin duke theksuar rrethanat ku ndodhemi tashmë, ndodhemi në pandemi, situatë të vështirë. Nuk kemi patur mundësi të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojmë. Do e bëjmë këtë pasi të kalojmë këtë vështirësi. Do vazhdojmë punën me delegacionin e Shqipërisë dhe BE, me amabasadorin Soreca. Dua të falënderoj ata që kanë punuar ngushtë me stafin tim që të prezantoj këtë draft-raport në kohën e duhur. Faleminderit për informacionin. Është draft fillestar. Sikur ndodh ka mundësi të ndryshohet sërish, do ketë disa ndryshime. Për shkak të disa kufizimeve s’kam pasur mundësi të sjell të gjitha faktet. Ky tekst do jetë më substancial në vazhdim.

Patjetër që jemi përqëndruar tek reformat. Në fakt nuk ka ndryshime thelbësore me të tjerat, pikëpamjet tona s’kanë ndryshuar me ato që kemi thënë më parë. Në draft-raportin tim, kam ndjekur edhe pikëpamjet e KE.

Kërkesat që ka bërë KE duhet të plotësohen. Kam edhe shqetësime që i kam prezantuar në raport. Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të përfshihet. Të vijojë reforma kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të përfundohet Reforma në Drejtësi. Shumë gjëra për të punuar. Të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

E ardhmja e vendit, popullsi e re dhe e talentuar. Të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë. Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen. Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që ne i kemi vendosur.

Pavarësisht kushteve të pandemisë, Shqipëria ka punuar shumë për të plotësuar kushtet. U bë një marrëveshje e 5 qershorit që duhet të ruhet, në të mirë të vendit, për të pasur sa më shumë përfitime dhe vetë Shqipërinë. Dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e BE është e madhe. Jam tashmë e interesuar çfarë do thonë kolegët për Shqipërinë.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike isabel santos shqipëria në parlamentin europian isabel santos shqipëria në parlamentin europian

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...