Politike

KRITIKA/ Eurodeputeti Lega thirrje Shqipërisë nga PE: Duhet të bëni më shumë kundër krimit dhe korrupsionit!

10 Dhjetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
KRITIKA/ Eurodeputeti Lega thirrje Shqipërisë nga PE: Duhet të

BRUKSEL– Eurodeputeti dhe raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, tha në Parlamentin Evropian se vendi ynë ka bërë progres për integrim, por nuk i ka kursyer kritikat.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria duhet që të bëjë më shumë punë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shqipëria ka bërë progres, por patjetër që shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së negociatave. Duhet të vazhdohet më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet bërë më shumë në këtë fushë. Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bashkëpunoj me raportuesen për Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt BE-së,”-u shpreh Lega.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david lega shqipëria në parlamentin europian david lega shqipëria në parlamentin europian

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...