Aktualitet

94 dhe 90 vjeç mundin Covid-19, çifti nga Mirdita tregojnë mënyrën e shërimit: Kemi mbajtur dietë 

10 Dhjetor 2020, 16:33 Nga DOSJA

MIRDITË- Një çift i moshuar nga Mirdita kanë kaluar Covid-19 me sukses. Lajmin e kanë bërë ata vetë në një emision televiziv. Kola dhe Mirka kanë qenë të dy të infektuar me Covid në të njëjtin kohë dhe e kanë kaluar me sukses këtë betejë. Gruaja është 94-vjeç ndërsa burri është 90 vjeç. Në një intervistë ata kanë deklaruar se Covid-19 e kanë kaluar duke mbajtur dietë që nga dita e parë e infektimit deri sa e kanë kaluar atë. Ata kanë thënë se kanë kaluar Covid duke marrë ajer të pastër dhe duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

“Mua familja më ka vendosur dietë. Ditën e parë që më ka kap sëmundja dhe 60 ditë rrjesht më ka vendos dietë. Tre herë në ditë unë kam ngrënë 3 lugë mjaltë, 3 limona dhe 3 portokallë. Duhet ajër. Duhet të ecësh. Kam bërë prova dhe shkoj 1 km e gjys duke ecur”,tha Kola.

Ndërsa Mirka ka thënë se janë kujdesur shumë për njëri-tjetrin dhe se kjo i ka ndihmuar shumë ata.

“Për zotin po ta them si as re, as bijë, as djalë, izmetin që ma ka bërë ky asnjë njeri tjetër”, tha Mrika.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 46,061 persona me Covid në vendin tonë, ndërsa 965 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid kola mirka covid kola mirka

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 16:30

KORÇË– Një grua në qytetin e Korçës ka falenderuar këngëtarin Arkimed Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. E pranishme në protestën e sotme që...