Aktualitet

DETAJE të reja për vrasjen e dy vëllezërve në Maliq/ Andi dhe Martin Olldashi u ekzekutuan me katër plumba, trupat e tyre

10 Dhjetor 2020, 16:14 Nga DOSJA
DETAJE të reja për vrasjen e dy vëllezërve në Maliq/

POGRADEC- Andi dhe Martin Olldashi, të cilët janë gjetur të vrarë mesditën e sotme në një kanal janë vrarë me katër plumba.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata janë vrarë para tre ditësh dhe se trupi i tyre për tre ditë radhazi ka qëndruar në kanal. Pikërisht mësohet se ata janë vrarë në ditën kur janë larguar nga shtëpia. Pasi janë ekzekutuar ata janë hedhur në një kanal vaditës pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvërinë të Maliqit, ku dy vëllezër janë gjetur të pajetë. Bëhet fjalë për dy të rinjtë nga Pogradeci, Andi dhe Martin Olldashi, respektivish 33 dhe 31 vjeç. Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, vëllezërit janë gjetur në zonën e njohur si “Kisha e vogël”, me plagë që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri.

Më parë ka folur dhe personi që ka gjetur trupat, Geri Shuli,  i cili ka thënë se se i gjithë trupi ishte i mbuluar me dhe ndërsa zbuluar i kishin lënë vetëm krahun.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea olldashi martin olldashi andrea olldashi martin olldashi

Sondazh

Poll