Aktualitet

“Rasti i tij është një këmbanë alarmi”/ Komiteti shqiptar i Helsinkit flet për vrasjen e Klodian Rashës: Të zbardhet

10 Dhjetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
“Rasti i tij është një këmbanë alarmi”/

TIRANË- Komiteti shqiptar i Helsinkit ka folur për vrasjen e të riut, Klodian Rashës nga efektivi i policisë para dy ditësh. Në një intervistë për ORA News, drejtoresha e komitetit, Erida Skëndaj ka thënë se vrasja e tij është një kambanë alarmi për drejtësinë penale dhe se Prokuroria duhet që të zbardhë sa më parë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Më tej ai tha se autori i ngjarjes duhet që të marrë dënimin që meriton dhe se familjarët e Klodianit duhet tu respektohen të drejtat. Në fund ajo tha se kauza për drejtësi e familjes së viktimës duhet që të plotësohet.

“Rasti i Klodian Rashës është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë penale, ndërkohë që po reformohet dhe është shumë e rëndësishme që Prokuroria të ushtrojë përgjegjësitë e veprës penale. Të zbardhë në mënyrë të plotë dinamikën e ngjarjes. Të identifikojë dhe të administrojë çdo provë që hedh dritë mbi përgjegjësinë e autorëve dhe të bëjë kulifikimin e drejtë të veprës penale sipas Konventave Europiane që shteti ynë shqiptar i ka ratifikuar dhe i ka bërë pjesë të shtetit ligjor. Është shumë e rëndësishme që të drejtat e familjarëve të viktimës të respektohen nga organet e sistemit të drejtësisë, sepse edhe këto raste duhet të dëgjohen dhe të informohen për çdo fazë të hetimeve. Është shumë e drejtë kauza e familjarëve për drejtësi”, ka thënë Skëndaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi para dy ditësh në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erida skëndaj vrasja e klodian rashes erida skëndaj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll