Aktualitet

‘Nuk kemi hasëm’/ E strukur pas derës, flet nëna e vëllezërve të vrarë në Korçë: Për djemtë e mi pyesni pallatin

10 Dhjetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
‘Nuk kemi hasëm’/ E strukur pas derës, flet nëna e

POGRADEC– Nëna e dy djemve Andi dhe Martin Olldashi, të cilët u gjetën të vrarë me armë zjarri në një fshat të Maliqit, pretendon se djemtë e saj nuk kishin probleme me njeri.

Nëna e viktimave kërkoi që të gjenden autorët që vranë dy djemtë e saj, ndërsa fqinjët e tyre gjithashtu bëjnë me dije se të rinjtë ishin joproblematikë.

“Nuk e di do të gjenden apo jo autorët. Unë me hasëm nuk i kisha atë le ta gjejë shteti. Për djemtë e mi le të pyesin pallatin. Telefonat i kishin të fikur, humbëm kontaktet në orën 22 të datës 7 dhjetor” – shprehet nëna e të rinjve. Ndërsa komshiu shton: Telashe në mëmallë nuk kishin fare. 

Dy të rinjtë u gjetën të vrarë pasditen e sotme, pasi kishin 3 ditë të zhdukur nga shtëpia. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me ta, por të dy kishin të shkuar problematike. Ata ishin dëbuar për grabitje banesash dhe për vendosjen e tritolit në një lokal të qytetit. Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes por nuk përjashtohet as një konflikt i çastit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vellezerit ne maliq vellezerit ne maliq

Sondazh

Poll