Aktualitet

Shqipëria “në këmbë” për vrasjen e 25-vjeçarit, edhe Korça në protestë: Drejtësi për Klodianin!

10 Dhjetor 2020, 15:14 Nga DOSJA
Shqipëria “në këmbë” për vrasjen e

KORÇË– Pas Durrësit, Shkodrës dhe Kukësit, edhe qytetarët e Korçës janë ngritur në protestë  për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Laprakë.

Me pankarta në duar, qytetarët  kanë kërkuar drejtësi për të riun, ndërsa shprehin indinjatën për veprimin e policit.

Mbrëmjen e djeshme, kryeqyteti uu përfshi në protestë masive ku  qytetarë të shumtë u revoltuan para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Në orën 22:00 protestuesit marshuan drejt shtëpisë së Klodian Rashës, ku edhe ndezën qiri në kujtim të 25-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

(kle.mu/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korca proteste vrasja e klodian rashes korca proteste vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll