Aktualitet

Shkarkohet Sandër Lleshaj? Vrasja e Klodian Rashës ‘djeg’ ministrin e Brendshëm, kush janë kandidatët që pritet ta zë

10 Dhjetor 2020, 16:02 Nga DOSJA
Shkarkohet Sandër Lleshaj? Vrasja e Klodian Rashës ‘djeg’

TIRANË– Sandër Lleshaj do të largohet nga posti i Minsitrit të Brendshëm. Dosja.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të largojë Lleshajn nga ky post, pas dy ditëve flakë e protesta në vend për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ajo që është me pikëpyetje aktualisht, është pasardhësi i Lleshajt që do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Emrat që po diskutohen në kabinetin qeveritar deri më tani, sipas burimeve për Dosja.al janë Taulant Balla dhe Adnor Shameti.

Por, nga ana tjetër, burime për Dosja.al bënë me dije se nuk përjashtohet edhe mundësia që në vend të Sandër Lleshajt të vendoset një grua. Se cila do të jetë ajo…mbetet për tu parë.

Nga ana tjetër edhe këtë pasdite Shqipëria është ‘në këmbë’. Nga momenti në moment pritet që të nisë protesta e radhës që ka një qëllim: Drejtësi për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj! Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjen Rasha të cilën e vizitoi sot nga afër, ndërsa në orën 18:00 pritet të japë ‘verdiktin’ e tij final.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen sander lleshaj shkarkohet sander lleshaj protesta per klodian rashen sander lleshaj shkarkohet sander lleshaj

Sondazh

Poll