Aktualitet

“Në 4 të mëngjesit më thanë që ka vdekur”/ E ëma e Klodianit rrëqeth me fjalët: Ishte më i urti nga 3 djemtë që

10 Dhjetor 2020, 16:07 Nga DOSJA
“Në 4 të mëngjesit më thanë që ka

TIRANË– Pas të atit, ka ardhur edhe reagimi i mamasë së 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra dy dit më parë nga një efektif policie pranë banesës së tij në Laprakë.

Në një prononcim për mediat jashtë kamerave, mamaja e Klodianit ka rrënqethur me fjalët teksa ka thënë  se ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo është shprehur se ai kishte me vete telefoni dhe dy hurma në dorë .

E pikëlluar, e ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

Ndër të tjera ajo ka thënë se ai ishte më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.

Klodiani nuk ka pasur maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

(kle.mu/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet reagon e ema e klodianit vrasja e klodian rashes reagon e ema e klodianit vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll