Politike

Mbledhja e Komisionit për raportin e Dick Marty/ Murrizi bën gafën: Ky Sadiku rron?, Manja: Rron, rron është dhe dëshmitar

10 Dhjetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Mbledhja e Komisionit për raportin e Dick Marty/ Murrizi bën

TIRANË-Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Raportin e Dick Marty nuk munguan dhe batutat mes deputetëve. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili pyeti Kryetarin e Komisionit Ulsi Manjën se nëse Dick Mary-n jeton.

Manja tha se po, ai jeton ndërsa Murrizi iu kundërpërgjigj duke i thënë se i vjen mirë e se mbi të gjitha kishte më shumë hallin e virusit.


PJESË NGA BISEDA:

Myslim Murrizi: Më falni për ndërprerjen, se nuk jam shumë i informuar. Doja të dija nëse ky Sadiku rron? Se ne në Çermë i themi Dik.

Ulsi Manja: Rron, rron

Myslim Murrizi: A rron, shyqyr, për hatër të Coronës e kisha më shumë

Ulsi Manja: Rron dhe për fat të mirë është dhe dëshmitar.

Në mbledhjen e parë të komisionit u bë konstituimi, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. U vendos që në komision të jenë nga dy relatorë, një nga PD dhe një nga deputetët e pavarur, Klotilda Bushka dhe Elena Xhina.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi raporti i dick marty-t ulsi manja myslim murrizi raporti i dick marty-t ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...