Politike

Poston foton e Ramës nga qendra tregtare, Basha reagon pas protestës: Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdese

10 Dhjetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Poston foton e Ramës nga qendra tregtare, Basha reagon pas protestës:

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që të reagojë për protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës me një foto të Ramës.

Basha ka bashkuar një foto të Ramës në New York ku ndodhet në një qendër tregtare dhe të protestës duke shkruar: Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!

Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten! pic.twitter.com/lZ4sXNw0ms

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 10, 2020

 

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 10 Dhjetor 2020, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.Shefi i qeverisë përmes një postimi në...