Politike

“Bindja Demokratike”, Pampuri: Partiçkat mund të ekzistojnë, s’e dëmtojnë PD-në

25 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
“Bindja Demokratike”, Pampuri: Partiçkat mund të

Tiranë-  Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka sulmuar partinë e Astrit Patozit, duke e quajtur “partiçkë”. Ajo ka theksuar në “Fax News”se në PD askujt nuk është mohuar e drejta e fjalës dhe sipas saj kush politikan është pranë qytetarëve duhet të jetë jashtë atij Parlamenti.

Ata persona duhet që të qëndronin pranë PD-së në këto moment historike dhe të vijonin që të jepnin kountributin e tyre. Askujt nuk i është mohuar fjala në PD, nuk mund të iki dikush nga bindja e tij politike, vetëm se nuk është në pozicionin që do të dëshironte.

Qytetarët kanë më shumë se kurrë nevojë që të dëgjohen, kushdo që do të kundërshtonte sot Ramën, nuk mund ta bëjë dot brenda atij parlamenti, në një vend që nuk ka një gjykatë kushtetuese, që nuk ka një gjykatë të lartë. Protesta është rruga e vetme për të larguar Edi Ramën.

Partiçkat mund të ekzistojnë dhe mund të ngrihen sa herë që kanë qejf, kush politikan është pranë qytetarëve duhet të jetë jashtë atij Parlamenti. Këto nuk e dëmtojnë PD-në. 

Astrit Patozi ka krijuar partinë e re “Bindja Demokratike” e cila u regjistrua në KQZ një ditë para se të përfundonte afati i regjistrimit për në zgjedhjet e 30-qershorit. (lexo këtu)

Një ditë më parë anëtari i bordit të partisë “Bindja Demokratike”,  se opozita është pa vizion dhe se në PD s’ka meritokraci. Për arsyet pse është krijuar partia e re, ai tha se në PD mendimi ndryshe nuk merrej parasysh dhe kjo ishte arsyeja që demokratët, anëtarët e bordit u larguan nga kjo parti. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al  

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike oriola pampuri astrit patozi bindja demokratike oriola pampuri

Sondazh

Poll