Politike

Shkarkimet e padrejta në administratë/ Murrizi: Të ndryshojmë ligjin, dëmin ta paguajë drejtori

25 Prill 2019, 10:30 Nga DOSJA
Shkarkimet e padrejta në administratë/ Murrizi: Të

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka folur lidhur me statusin e nënpunësve civilë.

Në fjalën e tij, Murrizi ka përmendur faktin që shqiptarët kanë paguar 20 milionë dollarë për të dëmshpërblyer nënpunësit që janë larguar padrejtësisht nga puna. Lidhur me këtë problem, Murrizi ka dhënë edhe një zgjidhje.

Besoj që ka ardhur kohë që statusi i nënpunësit civil duhet të redaktohet mirë, të shihet statusi i nënpunësit dhe jo i partisë që është pushtet. Marramendëse është shuma e taksave që paguajnë shqiptarët për dëmshpërblimet e heqjeve nga puna. Raporti i KLSH fliste qartë që 20 milionë dollar janë paguar për vendimet e Gjykatës Administrative për punonjësit e larguar në mënyrë të padrejtë. 20 milion dollarë nuk janë pak në një vend si ky i yni. Duhet bërë ndryshimi në ligj, nuk duhet që drejtori i Institucionit ta përdorë sikur ta ketë Sh.P.K. nëse ka ligj që dëmin duhet ta paguajë ai që ka shkaktuar, askush nuk e bën më cilado parti që të vijë në pushtet. Po ta ndryshojmë ligjin që t’i djegi xhepi s’do të ketë më patërdi në administratë. Reforma juaj ishte thjesht elektorale. Janë rritur kostot.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 25 prill 2019 myslim murrizi seanca plenare 25 prill 2019

Sondazh

Poll