Politike

“Bindja Demokratike”, Balla: Mund të jetë loja e Berishës kjo, Patozin e kemi kundërshtar

25 Prill 2019, 08:27 Nga DOSJA
“Bindja Demokratike”, Balla: Mund të jetë loja e

Tiranë- Kreu  i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u ka kthyer përgjigje akuzave se për krijimin e partisë së Astrit Patozit se ka ‘gisht’ kryeministri Edi Rama. Balla është shprehur se Astrit Patozin PS-ja e ka kundërshtar  dhe nuk mund të bashkëpunojë me të. Ai ngriti dyshimet se kjo parti mund të jetë edhe një lojë e Berishës.

Balla theksoi në fjalën e tij se duhet të bëhen ndryshime me Reformën Zgjedhore dhe duhet të ashpërsohen ligjet për vjedhjen dhe shitblerejen  e votës. Ai kujtoi ligjin për vjedhjen e votës që sipas dënimi shkon deri në 8 vite burg.

 

Një sistem zgjedhor që duhet të kalojë nëpërmjet konsensusit dhe duhet të jetë i hapur për të gjithë aktorët politikë në vend. Këtu në këtë sallë paraardhsëve tuaj u kam thënë merrni letër të bardhë shkruajeni reformën zgjedhore dhe ne do ta miratojmë. Ne duam që të kemi zgjedhje sipas standarteve. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë të ndershme. Rekomandimet e OSBE-ODIHR janë pjesë kryesore e komisionit. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar ligjet për gjëmën e procesit zgjedhor, vjedhja e votës. Ju keni ndryshuar emër të grupit parlament, nga  partia që vini, ka damkën më të turpshme të blerjes së votës. Deputetët që vijnë nga kjo listë tashmë kërkojnë bashkëpunim për shitblerejn e votës. Kush hakërrehet nëpër sheshe dhe rrugë se sheshe nuk zhvillohen zgjedhje në vend nuk ka  njëri që do të bëjë burg për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kush do që të bëjë dëmtim të materialit zgjedhor dëbohet nga 6 muaj deri në 8 vite. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën që të ngrejnë dorën mbi procesin zgjedhor. Parisë nënë  thojini që kjo partia e Patozit është e PD-së. Si mund të mbështesin kundërshtarin tonë?Ku dimë ne që nuk është loja e Berishës kjo. Zgjedhjet e qershorit do të zhvillohen.

Sa i përket Reformës Zgjedhore Kuvendi do të ndryshojë formulën  ku nga 18 anëtarë tashmë do të tkurret në 10 të tillë. Burimet thanë për Dosja.al se anëtarët e komisionit nga Partia Socailiste do të jenë: Damian Gjiknuri (kryetar i Komisionit), Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Alket Hyseni, ndërsa nga opozita do të jenë Rudina Hajdari dhe Andi Permeti. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi loja e berishës reforma zgjedhore taulant balla zgedhjet e 30 qershorit astrit patozi loja e berishës reforma zgjedhore taulant balla zgedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll