Politike

Zgjedhjet/ Hajdari: Kontestohen prej 30 vitesh, duhet të ndryshojmë sistemin

25 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Hajdari: Kontestohen prej 30 vitesh, duhet të ndryshojmë

TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka folur lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se politikanët shqiptarë prej 30 vitesh kontestojnë zgjedhjet dhe se ka ardhur koha që  në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të rregullta.

Ramë dakord për disa amendime në Komisionin e Reformën Zgjedhore. Përtej rekomandimeve të OSBE ODIR kemi për detyrë të garantojmë proces të rregullt zgjedhor, për të eliminuar shit-blerjen e votës, përdorimin e fondeve publike, dhe masa për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe çdo tentativë manipulimi. Ky është objektivi ynë kryesor. Kemi gati 30 vjet që kontestojmë zgjedhjet, tani duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është e pamundur. Nëse kemi vullnet ne do t’ja dalim. Do të bëjmë të mundur ndryshimin e sistemit. Do të hartojmë planet në javët në vijim.

Sa i përket Reformës Zgjedhore Kuvendi do të ndryshojë formulën ku nga 18 anëtarë numri do të shkojë në 10 të tillë. Burimet thanë për Dosja.al se anëtarët e komisionit nga Partia Socialiste do të jenë: Damian Gjiknuri (kryetar i Komisionit), Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Alket Hyseni, ndërsa nga opozita do të jenë Rudina Hajdari dhe Andi Permeti. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 25 prill 2019 zgjedhjet lokale 2019 rudina hajdari seanca plenare 25 prill 2019 zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll