Aktualitet

“Le të më vrasin”/ Arkimed Lushaj ulëret në protestë para ministrisë për Klodianin: Ja ku jam i pari që të flijohem

9 Dhjetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
“Le të më vrasin”/ Arkimed Lushaj ulëret në

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme ku bashkë me të rinjtë e tjerë kërkon drejtësi për Klodian Rashajn që u vra nga efektivi i policisë.

Stresi, i pyetur se çfarë do të bëjë nëse policia del kundër tyre, tha me bindje se është i aftë të vetëflijohet. Ai shtoi më tej se mund ta vrasin të parin, por policët duhet të dinë se atij ka kush ia merr hakun dhe se nuk është si Klodiani, që ishte vetëm atë natë.


“Do të flijohem. Le të vijnë të më vrasin…unë ja ku jam të më vrasin të parin po patën b*ythë. Por ka një ndryshim unë nuk jam si Klodiani atë natë që ishte vetëm. I kam të gjithë me vete. Do të flijohem këtu se mu aka kush ma merr hakun. Unë jam Klodiani, unë jam Klodiani,”- thotë Stresi ndër të tjera.

Vijon…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll