Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit kërkojnë të thyejnë kordonin e policisë: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen 

9 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit kërkojnë të

TIRANË- Qindra protestuesë, pasditen e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së  Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, nga policia mëngjesin e ditës së djeshme. Siç shihet në foto situata mes qytetarëve de policisë ështe tensionuar dhe në një moment ata kanë  tentuar të çajnë kordonin e policisë.


Ata kanë bërë tthirje që Ministri Sandër Lleshaj të jap dorëheqjen nga detyra, sakaq  thonë se vrasja e 25-vjeçarit nuk është rastësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll