Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor, u bën thirrje med

9 Dhjetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
Vrasja e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

TIRANË- Nisin hetimet për zbardhjen e sekretit të SPAK për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, para 15 vitesh, ngjarje për të cilat janë vënë nën akuzë disa bosë të krimit, mes tyre Emiljano Shullazi e Lulzim Berisha

Prokuroria e Tiranës, në një njoftim zyrtar ka bërë të ditur se kanë  nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor të SPAK, në lidhje me vrasjet e zbardhura një ditë më parë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkak nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka filluar kryesisht hetimet sipas nenit 313/b te Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës me Nr 115 date 02.12.2020, me të cilin janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për disa shtetas, sipas nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale, është vendosur ndalimi i publikimit të këtij vendimi, bazuar në nenin 103 pg, 2 dhe pg 3 të Kodit të Procedurës Penale. Në këto rrethana publikimi në kundërshtim me vendimin parashikohet si vepër penale, sipas nenit 313/b te Kodit Penal. Duke mirëkuptuar interesimin e madh si dhe duke respektuar të drejtën e informimit, kërkojmë mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz te ligjit.

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfuer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e tiranes nis hetimet spak prokuroria e tiranes nis hetimet spak

Sondazh

Poll