Ndërron jetë nga Covid mësuesi Fatos Cenka, nuk fitoi dot betejën me virusin
9 Dhjetor 2020, 14:12Nga DOSJA
DURRËS– Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid mësuesi Fatos Cenka. Arsimtari i cili ushtronte profesionin e tij në shkollën ‘Hamallaj’ prej 20 vitesh nuk mundi të fitonte betejën me virusin.
Ka qënë zyra vendore arsimore e Durrësit ajo që ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mësuesit.
Njoftimi i shkollës:
Në emër të të gjithë mësuesve të qytetit të Durrësit dua ti shpreh ngushëllimet familjes së mësuesit Fatos Cenka.Stafi i shkollës “Hamallaj”humbi një mësues që punoi për 20 vite me përkushtim pranë këtij institucioni.Fatos Cenka ka qenë një mësues i përkushtuar në punë,i aftë për të trasmetuar dije ,një prind shembullor dhe një mësues i dashur dhe i respektuar nga kolegët dhe nxënësit e tij.Ngushëllime kolegëve dhe miqve të mësuesit të nderuar të shkollës 9-vjeçare “Hamallaj”, të ndjerit Fatos Cenka.Mirënjohje për kontributin e tij të vyer prej shumë vitesh punë në shërbim të edukimit dhe formimit të shumë brezave…Shpirti i tij u preftë në paqe!
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Një person është arrestuar nga policia pasi ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit.Shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Gramsh arrestuar, si d...
TIRANË– Policia e Shtetit i ka shprehur ngushëllime familjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u qëllua me dy plumba për vdekje nga efektiviNëpë...
KUKËS– Disa të rinj në qytetin e Kukësit kanë protestuar para Komisariatit të Policisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha i cili u vra nga një efekt...