Aktualitet

Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shtetas në Rinas 

9 Dhjetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shtetas

TIRANË- 25 shqiptarë që kishin kaluar azil në vendet e BE janë riatdhesuar nga Lille e Francës në Rinas. Policia bwn tw ditur se riatdhesimi i tyre wshtw bwrw i mundur nga njw operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Policia konfirmon se operacionet do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm teksa i bën apel gjithë shqiptarëve mos kërkojnë azil në vendet e BE-së pasi s’ka asnjë mundësi.

NJOFTIMI:

Rinas

Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së. Ditën e sotme, në Rinas, janë atdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Operacioni i riatdhesimit është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së. Operacione të tilla do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, për të kthyer në vendin e tyre të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta përfituar atë. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë patrullimet në kufirin e gjelbër.

(A.k.dosja.l)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesohen 25 shqiptar riatdhesohen 25 shqiptar

Sondazh

Poll