Aktualitet

Kishte fshehur 50 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

9 Dhjetor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Kishte fshehur 50 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari

ITALI-Policia italiane ka arrestuar një shqiptari 46-vjeçar në Frosinone, pasi në makinën e tij janë gjetur 50 kilogramë drogë.

Sipas mediave italiane, shqiptari e kishte fshehur sasinë e drogës në dy jorganë dhe i kishte mbështjellë, duke i vendosur në  pjesën ku qëndrojnë pasagjerët. Po ashtu policia gjeti një pjesë tjetër të drogës në bagazhin e makinës.

Bëhet e ditur se shqiptari ka shfaqur shenja nervozizmi, duke i shtyrë efektivët e policisë që të bëjnë kontroll më të hollësishëm.

Burri, 46 vjeç me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet me dije, jetonte në provincën e Caserta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari i arrestuar ne itali itali shqiptari i arrestuar ne itali

Sondazh

Poll