Aktualitet

Pamjet që të ‘këpusin shpirtin’! I ati i Klodian Rashës nuk ndahet dot nga arkivoli, prej krahësh e largojnë

9 Dhjetor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Pamjet që të ‘këpusin shpirtin’! I ati i Klodian

TIRANË– Familjarët, miq, të afërm dhe prindërit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie pak metra larg banesës së tij.

Mes lotësh, arkmorti me trupin e pajetë të 25-vjeçarir u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banesën e tij të fundit. Babai i të riut ka prekur të gjithë të pranishmit, pasi nuk ndahej dot nga arkivoli i të riut teksa po futej në makinë.

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.
(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha vritet klodian rasha klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll