Aktualitet

Me qirinj në duar, qytetarët e Shkodrës protestojnë për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë

9 Dhjetor 2020, 07:53 Nga DOSJA
Me qirinj në duar, qytetarët e Shkodrës protestojnë për

SHKODËR– Qytetarët e Shkodrës shkelën mbrëmjen e djeshme orën policore dhe vendosën që të mbanin një protestë të heshtur në qendër të qytetit, pas vrasjes së 25 vjeçarit nga një punonjës i Policisë në Tiranë.

Protestuesit mbanin qirinj të ndezur në duar dhe marshuan në këmbë deri tek prefektura e qarkut në Shkodër.

Në Tiranë pritet që të mbahet sot protesta para Ministrisë së Brendshme. Protesta pritet të nisë në orën 16:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane protesta ne shkoder vrasja e klodian rashes efektivi vret te riun ne tirane protesta ne shkoder vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka ...