Politike

“Pse e ka lënë fushën bosh”/  Meta: Nuk mund të vazhdoj prapë të fajësoj opozitën

8 Dhjetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
“Pse e ka lënë fushën bosh”/  Meta: Nuk mund

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thënë se nuk do të vazhdojë të komentojë, në lidhje me problemet që ka opozita.

I ftuar në emisionin “Përballë” Presidenti ka thënë se fajëson opozitën pse e ka lënë fushën bosh, pasi sipas Metës është provokuar, se në demokraci nuk lihet asnjë milimetër territor. ndër të tjera ai ka thënë se nuk është opozita ajo që ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetje: Demokracia është një tango që kërcehet dyshe: Është pushteti, por është edhe opozita në sens.

Presidenti Meta: Unë kam folur për problemet e opozitës, por nuk mund të vazhdoj prapë.

Pyetje: Opozita nuk e qeveris vendin.

Presidenti Meta: Nuk mund të vazhdoj prapë të fajësoj opozitën. Unë e fajësoj opozitën pse e ka lënë fushën bosh. Sepse është provokuar, se në demokraci nuk lihet asnjë milimetër territor. Në demokraci do të luftosh çdo ditë, do të përpiqesh çdo ditë. Nuk ka në demokraci të presësh nga tjetri që të japë ato që duhet t’i kërkosh vetë dhe që duhet t’i fitosh vetë.Por ama nuk i themi dot opozitës se e shkeli opozita Marrëveshjen e 5 Qershorit, Përkundrazi. Nuk i themi dot opozitës se opozita nuk dëgjon Parlamentin Evropian apo Komisionin e Venecias? Çfarë po e pengon opozita këtë qeveri? Ka dy vjet që ka 100% të pushtetit apo jo? Parlamentin,…

Pyetje: Zoti President, kjo është akuza, që e ka lënë krahun e lirë, se këto që thoni janë krejt të vërteta, por opozita…

Presidenti Meta: Nuk është thjesht se e ka lënë të lirë, por problemi kryesor është përpjekja për të uzurpuar të gjitha pushtetet në mënyrë jo kushtetuese, në mënyrë të pamoralshme, në mënyrë shantazhuese, në mënyrë të pandershme. Dhe kjo në fund fare është kosto e qytetarëve, sepse nëse do ta kishte marrë 100% pushtetin, do ta kishte përdorur për qytetarët, për njerëzit, për popullin, për shëndetësinë, për pandeminë, për të gjitha këto, “OK”, hajde, prapë situata do të kishte qenë më e pranushme, por ne shohim se qëllimi ka qenë keqpërdorimi i pushtetit!

Pyetje: Meqë jemi në Ditën e festës së Rinisë, 30-vjetori i kujtimit të Lëvizjes Studentore, nëse shohim vendet e rajonit në këto tridhjetë vite, kudo ka pasur qarkullim të elitave politike, me përjashtim të Shqipërisë. Përse është kjo karakteristikë e tranzicionit shqiptar që elita politike nuk ndryshon?

Presidenti Meta: Këtu nuk është se s’ka pasur ndonjë ndryshim, sepse po të shohim kemi pasur udhëheqësa siç ka qenë Nano apo Berisha, të cilët sot nuk janë më, në kuptimin e institucioneve. Dhe kemi menduar dikur se ndoshta kur këta të mos jenë, do të jetë pak më mirë Shqipëria, por për fat të keq shohim se, edhe pas kaq kohësh, vendi nuk ka lidership, ose nuk ka lidershipin e duhur, përgjegjshmërinë e duhur. Kuptohet se këtu është vrarë demokracia përfaqësuese dhe parlamentare. Këtë e vranë ndryshimet kushtetuese të 2008-s, sepse ato shkatërruan parlamentarizmin, pra kaluam nga një sistem ku partitë ishin të detyruara dhe të dilnin me deputetë që votoheshin nga populli, në këto listat e mbyllura, shohim pastaj pasoja në dymbëdhjetë vite se si deputetët ngrenë kartonin kundër Kushtetutës, për gjithë këto PPP, për gjëra që nuk i kemi mendur kurrë më përpara që mund të ndodhin. Dhe unë prandaj them se duhet të kalojmë tani në një epokë tjetër: Në atë të referendumit. Në atë që u bllokua që nga 1998-ta e deri tani, sepse populli e vendosi që po të donte, shprehej edhe me referendum vetë, por ata bënë një ligj si të mos bëhej referendumi. Vetëm ajo mund ta sjellë dhe do ta sjellë situatën aty ku duhet në mënyrë që politika t’i nënshtrohet qytetarëve, jo qytetarët t’i nënshtrohen politikës.

Kjo është beteja më e madhe dhe unë e kam shpallur këtë betejë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë. Nuk e shpëton as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Lutfi Dervishi, as njeri, fare, fare! As sot, as nesër! Do ta shpëtojë marrja përsipër e përgjegjësive të vetë qytetarëve, sepse nuk do të guxonte kush të miratonte këto ligje të çmendura PPP në rast se do të hidhej ligji në referendum të popullit, sepse çdo qeveri do të rrëzohej në rast se ai ligj do të rrëzohej nga referendumi. Kështu që ky është momenti dhe kjo është rruga që shpëton Shqipërinë. Të mos presin në Shqipëri udhëheqës shpëtimtarë, sepse kemi krijuar përralla të tilla dhe zhgënjimi është i frikshëm! Duhet t’u japim fuqi qytetarëve! Ata vetë duhet të ndërgjegjësohen se ata e kanë në dorë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre dhe duhet të marrin përgjegjësitë e tyre! Nuk mund të presin më nga askush, përfshirë edhe nga Ilir Meta. Ilir Meta është i gatshëm, siç ka qenë gjithmonë, t’i nënshtrohet vullnetit të popullit në çdo moment, në çdo rast, për gjithçka.

Presidenti Meta: Këtu nuk është se s’ka pasur ndonjë ndryshim, sepse po të shohim kemi pasur udhëheqësa siç ka qenë Nano apo Berisha, të cilët sot nuk janë më, në kuptimin e institucioneve. Dhe kemi menduar dikur se ndoshta kur këta të mos jenë, do të jetë pak më mirë Shqipëria, por për fat të keq shohim se, edhe pas kaq kohësh, vendi nuk ka lidership, ose nuk ka lidershipin e duhur, përgjegjshmërinë e duhur.

Kuptohet se këtu është vrarë demokracia përfaqësuese dhe parlamentare. Këtë e vranë ndryshimet kushtetuese të 2008-s, sepse ato shkatërruan parlamentarizmin, pra kaluam nga një sistem ku partitë ishin të detyruara dhe të dilnin me deputetë që votoheshin nga populli, në këto listat e mbyllura, shohim pastaj pasoja në dymbëdhjetë vite se si deputetët ngrenë kartonin kundër Kushtetutës, për gjithë këto PPP, për gjëra që nuk i kemi mendur kurrë më përpara që mund të ndodhin.

Dhe unë prandaj them se duhet të kalojmë tani në një epokë tjetër: Në atë të referendumit. Në atë që u bllokua që nga 1998-ta e deri tani, sepse populli e vendosi që po të donte, shprehej edhe me referendum vetë, por ata bënë një ligj si të mos bëhej referendumi. Vetëm ajo mund ta sjellë dhe do ta sjellë situatën aty ku duhet në mënyrë që politika t’i nënshtrohet qytetarëve, jo qytetarët t’i nënshtrohen politikës.

Kjo është beteja më e madhe dhe unë e kam shpallur këtë betejë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë. Nuk e shpëton as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Lutfi Dervishi, as njeri, fare, fare! As sot, as nesër!

Do ta shpëtojë marrja përsipër e përgjegjësive të vetë qytetarëve, sepse nuk do të guxonte kush të miratonte këto ligje të çmendura PPP në rast se do të hidhej ligji në referendum të popullit, sepse çdo qeveri do të rrëzohej në rast se ai ligj do të rrëzohej nga referendumi.

Kështu që ky është momenti dhe kjo është rruga që shpëton Shqipërinë. Të mos presin në Shqipëri udhëheqës shpëtimtarë, sepse kemi krijuar përralla të tilla dhe zhgënjimi është i frikshëm! Duhet t’u japim fuqi qytetarëve! Ata vetë duhet të ndërgjegjësohen se ata e kanë në dorë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre dhe duhet të marrin përgjegjësitë e tyre! Nuk mund të presin më nga askush, përfshirë edhe nga Ilir Meta. Ilir Meta është i gatshëm, siç ka qenë gjithmonë, t’i nënshtrohet vullnetit të popullit në çdo moment, në çdo rast, për gjithçka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll