Politike

“Pjesëmarrja në zgjedhje me detyrë patriotike”/ Meta: Jemi të kërcënuar në shumë aspekte, ndodhemi në momentet e fu

8 Dhjetor 2020, 20:36 Nga DOSJA
“Pjesëmarrja në zgjedhje me detyrë patriotike”/ Meta:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thënë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, është një detyrë patriotike. I ftuar në emisionin “Përballlë” Meta ka thënë se aktualisht në vendin tonë  situata është e rëndë dhe se duhet të nisë një epokë e re për vendin për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Ai tha se përgjatë  30 viteve  janë bërë eksperimente.

Kemi bërë eksperimente. Jemi në momentet e fundit kur fillon ristarti i një rizgjimi të demokracisë për të ndaluar shpopullimin dhe të ardhmen e kombit. Jemi një vend i vogël dhe në një rajon kur fryjnë shumë erëra. Jemi të kërcënuar në shumë aspekte. Mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë dhe është diçka që duhet të ndryshojë. Unë do të bëj çdo gjë që populli shqiptar të kuptojë se është gjest patriotik marrja pjesë në zgjedhje. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ekziston sistemi llogaridhënës në këtë shtet. Është një sistem tiranik, sistem frikësues që bazohet mbi frikën e njerëzve ndaj pushtetit”- tha Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll