Politike

Çfarë kërkon Ilir Meta më shumë nga Shqipëria? / Presidenti i përgjigjet Ramës: Kërkon që unë të mbyll gojën, por n

8 Dhjetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Çfarë kërkon Ilir Meta më shumë nga Shqipëria? /

TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka thënë se nuk mund të dalë nga  “kostumi presidencial”  për arsye se duhet të kemi një koncept më të plotë për rolin e Presidentit. I ftuar në emisionin “Përballë”, meta ka thënë se gjatë kohës që ka qenë president ka bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohej nën frymën e konsensusit, siç u miratua kur isha unë Kryetar i Kuvendit.

Ndër të tjera ai i është përgjigjur Ramës, i cili pak kohë më parë ka thënë se: Çfarë kërkon meta nga Shqipëria? Presidenti është shprehur kryeministri kërkon që t’i mbyllë gojën dhe të bëjë pazare me qeverinë, duke shtuar se ai nuk do të ia lejojë vetes që të bëjë qoka me të.

Pjesë nga Intervista: 

Unë nuk kam dalë nga “kostumi presidencial” për arsye se duhet të kemi një koncept më të plotë për rolin e Presidentit. Ai koncept për të cilin flisni ju është për një vend që ka një parlament normal, që ka një opozitë normale, që ka Gjykatë Kushtetuese, që ka Gjykatë të Lartë, që ka drejtësi.

Pyetje: Por këto kanë qenë në momentin që u zgjodhët President.

Presidenti Meta: Po, po, kanë qenë të gjitha! Po, po, patjetër që kanë qenë! Në 2017-n të gjitha kanë qenë patjetër! Dosjet e Shijakut, dosjet e Dibrës kanë qenë, të gjitha aty kanë qenë! Ky është një proces tashmë shumë i qartë dhe unë kam bërë çdo gjë që Shqipëria kurrë të mos jetë në këtë situatë. Kam bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohej nën frymën e konsensusit, siç u miratua kur isha unë Kryetar i Kuvendit. Kam bërë çdo gjë që Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm të mos zgjidhej me 69 vota, që ndodhi ajo që ndodhi dhe që kemi këtë sistem, që sot nuk funksionon më. Kjo është e vërteta. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese në kohë. Katër vjet përpjekje! Janë të dokumentuara me frymë bashkëpunimi me Parlamentin, por ata kanë bërë çdo gjë që të kapin gjithçka. Kështu që më thoni se çfarë mund të bëja unë më shumë?! Ju doni President, që të shikojë punët e veta? Që të mbyllë gojën? Që të shkojë të bëjë pazare me qeverinë për të bërë qoka për vete apo për miqtë e tij apo ku di unë, ndërkohë që vendi është në këtë situatë kaq të rëndë dhe dramatike? Unë këtë gjë nuk mund t’ia lejoj vetes. Kur i ka munguar bashkëpunimi Kryeministrit apo qeverisë me Presidentin? Më thoni një rast? Kur? Kur i kërkova për zgjedhjet vendore që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse? Dhe i prisja këtu e nuk më erdhën? Që donin t’i bënin zgjedhjet siç i bënë? Me 100% të pushtetit lokal si në kohën e këshillave popullore? Që edhe atëherë kishte seriozitet se kishte më shumë përgjegjshmëri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll