Politike

“Çdo gjë është nën presionin e një force të veteme”/ Meta: Pas 25 prillit do të ketë Gjykatë Kushtetuese, kam kër

8 Dhjetor 2020, 20:54 Nga DOSJA
“Çdo gjë është nën presionin e një force

TIRANË- Presidenti Ilir Meta së fundmi ka komentuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. I ftuar në emisionin Përballë, Meta ka thënë se në lidhje me këtë çështje i kërkoi ndihmë Venecias pasi sipas tij këtë ia kërkoi opozita. Ndër të tjera Meta ka thënë se pas 25 prillit vendi do të ketë një Gjykatë Kushtetuese.

Pyetje: Viti 2020, është viti i pandemisë. Por, në kuptimin kushtetues, ndoshta në 2020 në kemi pasur Gjykatën Kushtetuese më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Sepse kemi pasur Komisionin e Venecias dhe mosmarrëveshjet politike në Tiranë, kanë gjetur adresim te Komisioni i Venecias. Duke iu referuar 5 qershorit, 23 korrikut, çfarë komenti keni ju, për draft-opinionin e fundit të Komisionit të Venecias, lidhur me ankesën që dërguat?

Presidenti Meta: Ju, e dini që bashkëpunimi im si President, ka qenë shumë i mirë me Venecian, pavarësisht se unë, asnjëherë nuk e kam kërkuar Venecian për ndihmë.  Për arsye se Kushtetutën tonë, Venecia e ka shkruar që në  vitin 2008.

Pyetje: Po, por ndryshimet nga viti 1998 e këtej e kanë tjetërsuar atë Kushtetutë, nuk është më ajo.

Presidenti Meta: E di, por edhe ndryshimet që bëmë ne me konsensus për Reformën në Drejtësi me Venecian i bëmë apo jo? Pavarësisht  se nuk u respektuan në zbatim, kam qenë shumë i qartë në raport me Venecian. Të tjerët kanë kërkuar Venecian si një alibi, si një kohë, apo si një mënyrë me shpresën se duke lobuar në Venecia, do imponon këtu gjëra të tjera. Në rastin aktual, unë prapë nuk kisha ndërmend ta kërkoja Venecian, por ma kërkoi opozita dhe e kisha si detyrim. Përderisa opozita ishte treguar luajale me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kishte kërkuar të dërgonte në ODIHR, prishjen e njëanshme qe u refuzua nga kryetarja e OSBE-së, kështu që e kisha dhe si detyrim se ma kërkoi dhe Partia Popullore Europiane, mbas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit. Dhe si mënyrë reflektimi që, nuk është normale që mos të shkojmë në zgjedhje në mënyrë konsensuale,  siç kemi vuajtur 20 e ca vite në pluralizëm. Nuk jemi për tu krenuar këtu, për faktin që  Venecia është kthyer në një lloj Gjykate, se edhe  ajo nuk mund të themi se është një lloj Gjykate..!

Pyetje: Venecia, si Gjykatë Kushtetuese dhe Strasburgu si Gjykatë e Lartë..!

Presidenti Meta: E di, po kjo është një tregues i falimentimit të shtetit ligjor dhe funksionimit të tij në vendin tonë. Gjykata e vërtetë do të jetë ajo e 25 prillit.

Pyetje: Ajo është gjykatë politike..!

Presidenti Meta: Ajo është gjykata e popullit, këtu kemi ardhur.

Pyetje: Raporti i fundit i Komisionit të Venecias thotë, ka një gjë që e lënë për të zgjidhur aktorët  në Tiranë. Në fillim të legjislaturës, ashtu si dhe kur posti i kryeministrit është vakant, Presidenti i Republikës emëron kryeministrin me propozimin e partisë apo koalicionit, që ka shumicën parlamentare. Kjo është një lloj detyre, apo sugjerimi që Komisioni i Venecias thotë se duhet ta zgjidhin aktorët në Tiranë.

Presidenti Meta: Nuk mendoj se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria. Problem janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 25 prill. Ky është problemi më i thjeshtë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll