Politike

Deputetët e Kosovës i kërkojnë Mimi Kodhelit miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb

8 Dhjetor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Deputetët e Kosovës i kërkojnë Mimi Kodhelit miratimin e

KOSOVË- Një delegacion i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, është pritur sot në takim nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim që ka bërë Kuvendi i Kosovës, bëhet me dije se anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga delegacioni i Shqipërisë, që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë nëpërmjet së cilës dënohet gjenocidi i shtetit serb.  Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku ka thënë se së bashku me Vjosa Osmanin, i kërkojnë deputetes Mimi Kodheli dhe Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Delegacioni shqiptar ka patur gjithashtu edhe një takim me anëtarët  e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, ka përsëritur gjithashtu kërkesën që “Shqipëria që të angazhohet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë nëpërmjet së cilës dënohet gjenocidi i shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Sakaq, Mimi Kodheli, ka thënë se vizita e delegacionit nga Shqipëria po realizohet në një kohë jo të mirë për Kosovën, duke iu referuar arrestimeve të ish- drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Ajo ka kërkuar koordinim më të madh përballë sfidave të reja, duke e pranuar faktin se Shqipëria, sikurse edhe Kosova nuk ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e gjenocidit serb.

“Bashkë do të bëjmë shumë më shumë se sa deri dje. Kur ne jemi të ndarë, të tjerët janë shumë të fortë”, ka thënë Kodheli, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i kosoves delegacioni i serbise delegacioni i kosoves delegacioni i serbise

Sondazh

Poll